VIDEO/ Pritje e zjarrtë në Bergamo! Qyteti i tronditur nuk pyet më për frikë, pret heronjtë e Atalantës

Nga Klaudio Ndreca

Në Bergamo, qytetin e heshtur dhe ende mes shokimit, ka shumë heronjë. Për ta nisur me mjekët që ishin në vijë të parë të “zjarrit” me COVID duke sakrifikuar gjithçka dhe me shumë prej tyre që ndërruan jetë. Po flasim për qytetin që është prekur më tepër në Itali, duke sjellë aq shumë viktima sa tanimë mund të konsiderohet edhe si qyteti “pa gjyshër”.

Kjo është Bergamo! Fatmirësisht evenimente si “Champions League” bëjnë që mendja të rrëmbehet qoftë edhe për pak orë. Tanimë nuk diskohet për pandeminë, por sërish me trishtim për mënyrën sesi Atalanta doli nga çerekfinalja me PSG, duke i shkuar aq shumë afër kualifikimit.

Trajneri Gasperini e tha saktësisht pas ndeshjes se këta njerëz janë krenarë për ndjenjën e përkatësisë, duke mos e vënë në dyshim se do të festonin për arritjen e klubit të zemrës. Ashtu edhe ndodhi, ku një numër i madh i tifozëve kanë rrezikuar duke dalë për të pritur autobusin e Atalantës, për të përshëndetur dhe duartrokitur nga afër gjithë lojtarët e ekipit të tyre si për të thënë: “Jeni heronjtë tanë, na falni që nuk mund të ishim me ju në ndeshjen tonë të jetës”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online