Sa herë që shohim Medën në televizor, atëherë volumi ngrihet për të dëgjuar këngët e tij. Por jo gjithmonë funksionon ky rregull, pasi tifozët e klubit të Hajvalisë janë surprizuar jo pak në ditën e sotme.
Meda ka dalë në një komunikim publik për të folur si presidenti më i ri i ekipit shqiptar në Kosovë, “Hajvalia 2020”. Klubi e ka prezantuar Mehdin Përgjegjaj, që emrin e artit e ka Meda, si një prej artistëve më të mëdhenj në Kosovë, një tifoz të futbollit dhe kreun më të ri të klubit.
Në Kosovë nuk është hera e parë që figura të tilla që kanë lidhje me muzikën të kenë njëkohësisht funksione të rëndësishme në sport, fusha të tjera të jetës apo edhe në Ministri. Për të gjithë njerëzit e tjerë Meda do të jetë njeriu që do i bëj gjithmonë të kërcejnë nga gëzimi, por te Hajvalia, nuk mund të funksionojë kështu. /Sport Ekspres/