Kamza nuk mori asnjë pikë në ndeshjen me Kukësin, madje të dy golat u realizuan nga lojtarët e skuadrës nga periferia e kryeqytetit. Gjithsesi, mesi i pjesës së parë solli momentet më delikate të ndeshjes.
Para se Kukësi të gëzonte për dy golat, skuadra e Gjokës protestoi jo pak për një moment mjaft të diskutueshëm. Plaku harkoi nga e djathta, por prekja me dorë e Cuculit, nuk u konsiderua si e mjaftueshme për gjyqtarin Myrtja dhe ndihmësit e tij Dervishi e Thorja.
Një moment mjaft delikat, pasi nga përsëritjet shihet se kemi të bëjmë me një 11-metërsh të pastër për ekipin e Kamzës. Rezultati ishte 0-0 dhe nuk dihej si do të shkonte loja.