VIDEO/ Presidenti i Chelsea-t duhet të përtypë fjalët, Reali i mposht lehtësisht dhe i tregon pse quhet “Mbreti i Europës”

Reali i Madridit ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Champions League-s. Madrilenët kanë mposhtur pastër 2-0 Chelsea-n, në një ndeshje të cilën e kanë dominuar tërësisht, duke i treguar kështu përse quhen ndryshe “Mbretërit e Europës”. Benzema zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të të takimit, kur shtyu topin në rrjetën e bluve të Londrës.

Në momentin kur klubit anglez duhet të sulmonte për të kthyer baraspeshën, Chilwell ndëshkohet me karton të kuq dhe e lë skuadrën me 10 lojtarë. Reali i Madridit e ka më të lehtë dominimin, i cili e çon në rrugën e rrjetës. Ishte një supergol i Asensios në minutën e 74-t që vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj përballjeje. Presidenti i Chelsea-t duhet të përtypë fjalët e tij pas kësaj humbjeje, teksa përpara fillimit të ndeshjes deklaroi se ekipi i tij do ta mposhtte Realin me rezultatin 3-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online