Video prekëse/ Tifozët e Dinamo Zagreb thyejnë karantinën, u shkojnë në ndihmë foshnjeve në marternitet pas tërmetit

Sikur të mos mjaftonte përhapja e virusit Covid-19, Kroacia duhet të përballet edhe me pasojatë e një tërmeti të fuqishëm. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit Zagrebi dhe qytete të tjera u zgjuan me lëkunjde të forta të cilat nuk kursyen dëme të mëdha material. I gjithë qyteti është në këmbë dhe disa nga institucionet dhe shtëpitë e qytetarëve kanë pasur dëme të mëdha.

Ajo që po prek gjithë opinionin social është gadishmëria e ultrasve të Dinamo Zagreb. “Bad Blu Boys” nuk janë treguar aspak të këqinj në këtë rast port ë gjithë së bashku kanë thyer karantinimin dhe u kanë shkuar në ndihmë autoriteteve. Nevoja më e madhe u ndje në spitalin e Zagrebit si dhe në marternitetin e tij ku dhjetra foshnja janë nxjerr së bashku me ikubatorët jashtë godinës së dëmtuar. Tifozët gjithashtu kanë ndihmuar autoritetet dhe zjarrëfikësit edhe në evakuimin e njerëzve nga zonat e rrezikuara./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online