VIDEO/ Predha e Xhakës nga goditja e dënimit, UEFA nxjerr nga arkiva supergolin e lojtarit shqiptar

Edhe pak javë na ndajnë nga rikthimi i kompeticioneve europiane, por UEFA po e shfrytëzon këtë kohë për të shpalosur arkivën e golave. Nëpërmjet faqes zyrtare të dedikuar për Europa League, qeveria europiane e futbollit ka shpërndarë disa nga golat më të mrekullueshëm nga goditja e këndit. E mes emrave si Pirlo apo Rashford gjendet edhe Granit Xhaka.

UEFA nxjerr nga arkiva supergolin e futbollisit shqiptar, i cili daton që nga periudha kur mesfushori ishte pjesë e Borusia Monshegladbahut. Një predhë e vërtetë do të rezultonte ajo goditje nga një distancë e largët, duke mahnitur të gjithë tifozët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online