Vajushi është “heroi” i ndeshjes Resita-Petrolul në ligën e dytë të Rumanisë, e cila u luajt në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm dhe përfundoi me shifrat 0-1 në favor të miqve. Deri në minutën 78-të ndeshja ishte me rezultatin 0-0, por do të ishte një “predhë” e Armando Vajushit nga distanca që do të çonte shifrat në 0-1 në favor të Petrolul.
Me golin e shënuar Vajushi ngjitet në kuotën e 8 golave, duke mbajtur pozitën e vendit të katërt në listën e golashënuesve. Me këtë fitore Petrolul vazhdon të jetë e qetë në krye të klasifikimit të grupit të skuadrave që mund të bien nga nga kategoria. Sipas gjasave edhe sezonin e ardshëm Vajushi së bashku me skuadrën e tij do të luajnë në ligën e dytë të Rumanisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/