VIDEO/ Portieri më idiot ndodhet në Rusi, e lë portën hapur te penalltia me një shpikje nga video-lojërat

Një lëvizje tërësisht e pazakontë ka ardhur nga portieri Ivan Lomaev në Rusi. Teksa ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Orenburgut dhe Krylya Sovetov, është dhënë penallti për vendasit në minutën e 87 kur rezultati ishte 1-1.

Ndërkohë gardiani i miqve ka menduar që të luajë paksa me kundërshtarin, duke fituar edhe etiketimin si “portieri më idiot”. I inspiruar nga video-lojërat, Lomaev zgjedh që të anohet më tepër nga njëri krahë për të lënë tjetrin tërësisht bosh.

Nëse Joel Fameyeh do të ekzekutonte penalltinë me një gjuajtje të fuqishme, krahu i djathtë ishte tërësisht i boshatisur. Megjithatë lojtari i Orenburgut ka zgjedhur që të poshtërojë portierin duke e shënuar golin në krahun e majtë, atjte ku ishte vendosur fillimisht Lomaev. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *