VIDEO/ Portieri i prish planet Edi Martinit, gafa fatale i mohon fitoren Teutës

LIVE, Teuta – Skënderbeu 1-1, Hebaj 10’/ Meksi 34′
Një nisje jo e mirë ka qenë për Teutën kjo sfidë e parë kundër Skënderbeut. Përballja u mbyll në paqe, ku skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Hebaj ndëshkon që në minutën e 10-të korçarët, duke krijuar idenë se 3 pikët do të ishin një mision i lehtë për bregdetarët.

Por gjërat nuk do të shkonin aspak në mënyrën se si Edi Martini e kishte menduar takimin. Stivi Frashëri bën një gafë që më pas rezulton fatale. Portieri i Teutës lë katërkëndëshin e tij dhe shkon të largojë topin, por gjatë tentativës përplaset me një prej shokëve të skuadrës, duke i servirur kështu golin Meksit. I pari me fanellën e Skënderbeut për të, që vjen me një supergol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Frashëri, Kuros, Hoxha, Arapi, Todorovski, Avdyli, Aleksi, E. Vila, L. Vila, Bregu,Hebaj

Skënderbeu: Dajsinani, Govori, Bicaj, Qaqi, Meksi, Randy, Mara, Rrapaj, Berisha. Pusi, Mensah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online