VIDEO/ Portieri i Barcelonës bën gafë të madhe! Qëndron shtrirë dhe rehatohet, lojtari i Vallecano shënon një super gol nga distanca

Barcelona është duke luajtur kundër Vallecano në transfertë dhe për momentin është duke humbur me shifrat 1-0. Ngelën edhe pak minuta nga fundi i ndeshjes, por deri tani po vendos goli i vetëm i shënuar nga Unai Lopez.

Në minutën e 38 të takimit, Unai Lopez lëshoi një predhë nga distanca që përfundoi në cepin e rrjetës. Inaki Pena zëvendësoi Ter Stegen e dëmtuar, por po lë një shije shumë të keqe te katalanasit. Edhe në momentin e golit portieri i Barcelonës mund të quhet fajtor.

Pas një tentative goditje nga Vallecano që u ndalua në murin e futbollistëve katalanas, Pena u hodh më kot dhe u rehatua paksa pasi nuk e priste një gjuajtje nga distanca. Lopez nuk e mendoi dy herë dhe e shfrytëzoi momentin duke gjetur golin nga distanca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online