VIDEO/ Portieri i Argjentinës filloi të tallej me Brazilin pasi rezultati shkoi 4-1, trajneri i kërkon menjëherë të ndalojë xhunglimet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Argjentina nuk i la asnjë mundësi Brazilit për të reaguar dhe e shkatërrojë këtë Kombëtare në shifrat 4-1. Pavarësisht se e kishte siguruar kalimin më tej, për shkak të rivalitetit të madh mes dy Kombëtareve, ndeshja kishte një temp të çmendur.

Katër gola të shënuar nga Argjentina, bën që portieri i tyre, Emiliano Martinez, të ishte i qetë për të shpikur një provokim të radhës. Pas golit të katërt, në një pasim që i vjen nga mbrojtja, Martinez filloi të xhunglonte topin dhe të tallej me kundërshtarët. Ndërkohë e menjëhershme ishte ndërhyrja e trajnerit të Argjentinës që i kërkoi portierit të ndalonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

https://x.com/leuropefootball/status/1904714194454258065