VIDEO/ Portieres nuk i bëjnë më këmbët të gjuajë pas 20 golave të pësuar, shihni goditjen qesharake në minutat e fundit

Kombëtarja e femrave të Anglisë ka triumfuar me një rezultat të pabesueshëm kundër Letonisë, duke i mposhtur 20-0. Një dominim total i anglezeve, që nuk kanë treguar aspak mëshirë përgjatë gjithë lojës. 20 gola të pësuar rëndojnë vërtetë shumë mbi shpatullat e letonezeve dhe kjo gjë nis të dallohet edhe në fushë.

Portierja e Kombëtares Baltike duket e pafuqishme dhe e rënduar psikologjikisht në fund të ndeshjes dhe duket se nuk i bëjnë më këmbët për të goditur topin. Laura Sinutkina shkon të ekzekutojë një rivënie fundore në minutën e 92-të, por gjuajta e saj lë për të dëshiruar duke e dërguar topin në rivëne anësore./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *