VIDEO/ Polemika të mëdha në ndeshjen e Juventusit, bardhezinjtë ndihen “të vjedhur” nga arbitri

Juventusi barazoi sot 1-1 kundër Nantes në ndeshjen e parë të fazës “play off” të Ligës së Europës. Ndeshja është  mbyllur me polemika të mëdha, pasi bardhezinjtë janë ndjerë “të vjedhur” nga arbitrat e kësaj sfide. Në minutat shtesë të takimit, Bremer kërcen në ajër në zonën kundërshtare dhe godet me kokë, por topi prek dorën e mbrojtësit të klubit francez.

Lojtarët e “Zonjës së Vjetër” pretendojnë menjëherë për 11 metërsh, por arbitri nuk është i sigurt dhe shkon të shohë pamjet në monitorin e VAR-it. Prej andej kryesori i ndeshjes krijon polemika me vendimin e tij, duke mos akorduar penallti për prekjen e topit me dorë, por vendos të japë faull në sulm të shkaktuar nga Bremeri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online