Interi e ka shkatërruar Milanin në pjesën e parë në gjysmëfinalen e Champions League. Dzeko dhe Mkhitarian shënuan brenda tre minutash duke e dërguar rezultatin në 0-2 në minutën e 11.
Por polemika ka pasur për penalltinë e anuluar me VAR. Lautaro Martinez u rrëzua në zonë dhe arbitri akordoi penallti, por pasi rishikoi pamjet ndryshoi vendimin. /Sport Ekspres/