VIDEO/ “Po tallesh? Jo nuk mund të jetë e vërtetë”! Arbitri e degjeneron në ndeshjen e Vrionit, jep penalltinë dhe kërkon të vendosi ndeshjen vetë

Vrioni ka debutuar në shtëpi me New England Revolution. Sulmuesi shqiptar hyri në pjesën e dytë kundër Torontos, ndërsa humbi shansin e artë në minutën e 92 teksa u gjend para portierit kundërshtar.

Kështu ndeshja u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa arbitri ka mbajtur dukshëm në favor të miqëve. Skandali i madh ishte minuta e 77 ku u akordua penallti për Toronton.

Lojtari i Torontos ka goditur këmbën e kundërshtarit të tij. Ndërkohë arbitri ka dhënë penallti për Toronton, megjithëse e pa edhe në VAR.

“Hajde tani arbitër, anuloje këtë penalti. Nuk ke se çfarë shikon kaq gjatë, ktheu dhe thuaj se është faull për New England. Mos u mendo, është 100% faull”, thanë komentatorët e takimit të cilët u shokuan kur kryesori i takimit drejtoi sërish dorën te penalltia edhe pas rishikimit me VAR:

“Jo, po tallesh? Nuk mund të jetë e vërtetë”. Sikur të mos mjaftonte kjo, arbitri nuk i ka dhënë një faull në afërsi té zonës dhe nê minutën e fundit New England, megjithëse mbrojtési i miqëve e tërhoqi me dorë rivalin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online