Mërgim Berisha ka rilindur në radhët e Augsburgut. Sulmuesi shqiptar po përjeton një nga periudhat më të mira në karrierën e tij, teksa po gjen vazhdimisht golin. 24-vjeçari ka shënuar sot golin e tij të 6 në Bundesligë.
Në minutën e 55 Berisha shfrytëzon më së miri një top të hedhur në zonë nga goditja e këndit dhe me kokë e shtyn drejt rrjetës. Goli i tij ishte i vetmi i shënuar në këtë sfidë, duke i dhënë kështu fitoren 1-0 Augsburgut kundër Leverkusenit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/