VIDEO/ Plotësohet dëshira e Brdariçit, FSHF publikon investimin në “Reshit Rusi“: Për pak ditë do jetë në dispozicion të Vllaznisë

Kushtet në terrenet stërvitore të Vllaznisë kanë qenë gjithmonë një temë diskutimi për Tomas Brdariçin. Ky i fundit ka shprehur pakënaqësitë e tij për këtë pjesë, duke kërkuar përmirësimin e fushës për të përballuar muajt e dimrit.

Dëshira e Brdariçit do të plotësohet së shpejti, teksa FSHF-ja ka publikuar pamjet nga investimi i fundit në “Reshit Rusi“. Organizata më e lartë e futbollit në Shqipërië njofton se për pak ditë terreni në fjalë do të jetë në dispozicion të Vllaznisë, si dhe bën me dije se është përmirësuar fusha duke vendosur tapet të ri.

“Federata Shqiptare e Futbollit është duke përmbyllur investimin e radhës infrastrukturor. Stadiumi “Reshit Rusi” në Shkodër i është nënshtruar rikonstruksionit, që përfshin vendosjen e një tapeti të ri dhe përmirësimin e nënshtresave të fushës, duke mundësuar një fushë shumë cilësore që brenda pak ditësh do të jetë në dispozicion të klubit Vllaznia“, njofton FSHF-ja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online