VIDEO/ Plasim polemikat! Milimetrat ndëshkuan Gironën, VAR-i i heq mundësinë befasisë së La Ligës për të zbritur Realin nga froni

Girona është ndalur në një barazim 0-0 mbrëmjen e sotme kundër Real Sosiedadit. Befasia e bukur e e La Ligës arriti të kalonte në avantazh në minutën e 24-t të takimit, por festa u shua shpejt. Fjalën e fundit e tha teknologjia VAR, e cila anulloi golin.

Një episod që pasoi shumë polemika pas ndeshjes. Kjo për vetë faktin se pozicioni jashtë loje milimetrik ndodhi 35 sekonda përpara shënimit të golit. Madje, lojtarët e Real Sosiedadit spastruan dy herë zonën përpara se topi të shkonte në rrjetë. Me këtë barazim, Girona renditet në vendin e dytë në renditje, duke mos ia dalë ta zbresë Realin e Madridit nga froni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online