VIDEO/ Plas te Juventus-Inter! Conte u tregon gishtin e mesit, shpërthen Agneli: Fute në by…

Ajo që ka ndodhur mes Antonio Contes dhe presidentit të Juventusit, Agnellit, është një luftë e vërtetë që ka shpërthyer në ofendime. Por historia e saktë dhe se çfarë është thënë mes tyre, do të mbetet një “sekret” që e dinë ende vetëm protagonistët.

Dikur një dashuri e madhe mes Agnellit dhe Contes, pasi i dha mundësinë këtij trajneri për të drejtuar Juventusin. Por trajneri italian e ka harruar tërësisht kohën te bardhezinjtë, pasi është nën drejtimin e Interit.

Në mediat italiane përflitet se kur ka përfunduar pjesa e parë e takimit Juventus-Inter, Conte ka drejtuar gishtin e mesit drejt pankinës së Juventusit, pas gjithë ankesave që kishte me mënyrën sesi arbitri po mbante ndeshjen.

Kamera ende nuk ka arritur që të zbulojë këtë gjest të Contes, që përflitet në të gjitha mediat italiane. Gjithçka përforcohet nga reagimi i presidentit të Juventusit, Angeli, menjëherë pas përfundimit të takimit që u mbyll në shifrat 0-0, me Juventusin që kalon në finalen e Kupës. Presidenti i bardhezinjëve është drejtuar nga pankina e Contes duke bërtitur: “Fute në by… idiot”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online