Lojtarët e Romës u mposhtën në shtëpi nga Napoli dhe rezultati përfundimtar ishte 0-1 për skuadrën mike, e cila ruajti pozitën e liderit. Roma ka luftuar gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ka arritur të mbetet e pamposhtur dhe në fund e ka kërkuar fajtorin te arbitri i kësaj ndeshjeje.
Pra te Roma nuk u ndanë të kënaqur me vendimet e arbitrit kryesor të kësaj ndeshjeje Massimiliano Irrati dhe nuk u trembën as ta shfaqin atë pakënaqësi. Gjithçka nisi nga minuta e 39-të kur u dha një penallti për Napolin. Pas një rishikimi disi më të gjatë, penalltia u anulua, por nuk mbaroi me kaq.
Lojtarët e Romës reaguan ashpër ndaj gjithë kësaj dhe Mourinho protestonte pranë pankinës dhe kërkoi një karton të verdhë për simulimin e një lojtari të Napolit. Dëshira e tij nuk u plotësua. Kartoni i verdhë u dha në pjesën e dytë për shkak të një situate të ngjashme dhe protestave të mëdha ndaj trajnerit të Romës, Jose Mourinho.
Golin e fitores për Napolin e shënoi Osimhen në minutën e 81-të, por Roma kishte pretendime se goli duhej të anulohej pasi erdhi nga një faull. Rick Karsdorp hoqi të gjitha frustrimet e tij mbi arbitrin pas ndeshjes. Për shkak të protestave të mëdha, Irrati i dha një karton të kuq direkt, por ky nuk ishte fundi. Karsdorp shkoi në fytyrë të arbitrit Irratit dhe dukej se donte të zihej me të, për fat të mirë lojtarët e tjerë të Romës reaguan shpejt. /Sport Ekspres/