Slavia e Pragës është treguar e pamëshirshme kundër St Joseph’s-it. Skuadra çeke arrin të kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Konferencës pas 11 golave të shënuar në total. Ndeshja e parë në transfertë u fitua me rezultatin 0-4, ndërsa sot shkatërrojnë 7-0 ekipin nga Gjibraltari.
Serinë e golave e hapi ish-lojtari i Skënderbeut, Peter Olainka. Ky i fundit dha kontributin e tij në turpërimin e St Joseph’s-it, teksa shënon dy herë me kokë. Fillimisht në minutën e 18 dhe më pas në të 29-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/