Shalke u mposht me rezultatin 5-0 në përballjen ndaj Volsfburgut. Tashhmë kjo skuadër gjendet në vendin e fundit në kampionat me vetëm 10 pikë, duke rrezikuar frikshëm rënien nga Gjithashtu, asnjë gjë nuk po shkon mirë për mbrojtësin shqiptar me pashaportë gjermane, Shkodran Mustafi.
Në minutën e 32-të, Mustafi i kushtoi golin e parë skuadrës së tij. Me një pasim me kokë të gabuar për tek portieri, topi përfundoi në rrjetë. Pasi pa gabimin që bëri, dëshpërimi shihej qartë në sytë e 28 vjeçarit, që nuk po arrin të japë kontributin e tij tek Shalke 04. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/