VIDEO/ Përse e hoqe tropojanin? Gjuzi ia përsërit 5 herë, Olsi Rama: A e di kush e ka marrë atë?

Skënder Gega do të largohej nga Partizani menjëherë pasi e shpalli kampion, ndërsa në vend nisën edhe shumë polemika dhe versione që lidheshin me një largim për mosdakortësimin me drejtuesit. Gjithsesi Gega u shpreh se kjo erdhi për arsye personale dhe që nuk lidheshin me këtë pjesë.

Në emisionin e djeshëm të “Procesit Sportiv” ka ndodhur edhe një debat mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe drejtorit të përgjitshëm te Partizani, Olsi Rama. Më shumë se njëherë i është drejtuar pyetja Olsi Ramës sa i përket Skënder Gegës: “Përse e hoqe tropojanin, përse?”.

Debati i plotë

Kujtim Gjuzi: “Përse e hoqe tropojanin, pse e hoqe? Përse e hoqe tropojanin? Më jep përgjigje”.

Olsi Rama: “A e di se kush e ka marrë atë? E ka marrë ky tropojani këtu(drejton gishtin te vetja)

Kujtim Gjuzi: “Po e ke marrë mo se e ke vetë origjinën andej. Jepjani një duartrokitje këtij”

(Minuta 18:45-19:10)