Përralla e Madagaskarit vazhdon, pasi është kualifikuar në çerekfinalet e Africa Cup of Nations. Pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 2-2, gjithçka u vendos nga gjuajtja e penalltive dhe Madagaskari nuk gaboi, teksa shënuan katër herë, dy herë më shumë Republika Demokratike e Kongos.
Ndeshja nisi me një supergol të shënuar nga Amada, i cili në minutën e nëntë lëshoi një predhë nga jashtë zone dhe e shmangu portierin kundërshtar.
Kongo reagoi dhe në të 21’ i barazoi shifrat. Pas një gabimi të Madagaskarit, një kundërsulm u shfrytëzua nga Bakambu, i cili me kokë shënoi. 1-1, rezultat që nuk do të ndryshonte deri në fund të 45 minutave të para.
Kongo e kontrolloi më shumë lojën, por pa mundur të shënojë dot sërish. Goli i Madagaskarit erdhi pas një galopimi të Metanire, i cili e mori topin pranë zonës së tij dhe krosi në mënyrë perfekte për Andriatsima. Me një goditje me kokë ai rikthye avantazhin.
Gjithsesi buzëqeshja do të ngrihej në minutën e 90-të, kur Mbemba pas një goditjeje këndi shënoi me kokë një gol të bukur dhe baraspeshoi gjithçka. Më pas erdhën shtesa, që nuk sollën asgjë të re dhe në fund Madagaskari iu gëzua kualifikimit përmes penalltive.