Zhoze Murinjo po kryen një punë të jashtëzakonshme me Romën. Trajneri portugez u ka siguruar verdhekuqve finalen e dytë radhazi në një kompeticion të UEFA-f. Pas Ligës së Konferencës, tashmë klubi italian do të përpiqet të fitojë Ligën e Europës përballë Sevijes.
Një sukses vërtetë i madh për Murinjon, që ka përjetuar një lumë emocionesh mbrëmjen e djeshme. Trajneri i Romës ka përqafuar këdo që i dilte par nga lojtarët e tij pasi arbitri sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, ndërsa në fytyrë i dallohej qartë lumturia që ndjente në ato çaste./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Mourinho proper emotional after going to another European final with Roma pic.twitter.com/hG4s3qolCI
— ???? (@8Flavs) May 18, 2023