Manchester City arriti të fitonte në shifrat 3-0 ndaj Arsenalit falë golave të realizuar nga ana e Sterling, Foden dhe De Bryune. Në një mbrëmje tërësisht për t’u harruar ishte David Luiz në këtë takim që do të gabonte në mënyrë fëmijnore në golin e parë të pësuar, ndërsa në minutën e 49 u ndëshkua me kartonin e kuq.
Gjithashtu duhet të veçohet edhe ngjarja e pakëndshme atje ku mbrojtësi Garcia kishte nevojë për oksigjen dhe solli panik në fushë. Një përplasje e frikshme nga ana e shokut të tij të skuadrës, Ederson, bëri që Garcia të shtrihej në tokë dhe të kërkonte shumë minuta për t’u normalizuar. /Sport Ekspres/
Tremendo el golpe que recibió el zaguero central del Manchester City, Eric García.
Lo pasó por encima su arquero.pic.twitter.com/9YliI95Rlh
— Señor Fútbol Py (@SrFutbolPy) June 17, 2020