VIDEO/ Përmbysje e madhe e ekipit të Klevis Dalipit, fitojnë ndaj Dinamos për 25 minuta

Dinamo ka marrë një tjetër humbje, këtë herë ndaj Korabit. Pikërisht në skuadrën ku para pak ditësh është zyrtarizuar si trajner Klevis Dalipi, që më herët ka qenë edhe në krye të Partizanit. Pjesa e parë është mbyllur pa gola, por në minutën e 59 do të ishte Pontrelli që gjeti avantazhin e vendasve.

Festa nuk do të zgjaste për shumë kohë, pasi Skuka risolli baraspeshën e rezultatit në të 65. E për ta përmbyllur takimin ka menduar Kovaci, që pas një pasimi të bukur që ka marrë nga krahu i majtë, nuk mund të gabonte përballë portës së boshatisur. Festa është mëse legjitime pas kësaj fitore për Korabin, ndërsa Dinamo ngelet në vendin e parafundit me 8 pikë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online