Ballkani-Sivaspori 1-2 Thaqi 36’/ Arslan 72′, Angielski 81′
Ekipi i Ilir Dajës ka humbur ndeshjen e rëndësishme të sotme ndaj Sivasporit. Nëse Ballkani do të fitonte, do të shtoheshin së tepërmi gjasat për kualifikim nga grupet e Conference League. Situata ka ndryshuar pasi turqit arritën që të fitonin me shifrat 1-2.
Në një stadium të tejmbushur, Thaqi kaloi ekipin shqiptar në avantazh me golin e shënuar në minutën e 36. Barazimi do të vinte në të 72 me anë të Arslan që barazoi shifrat. Ndërkohë vetëm 9 minuta më vonë, Karol Angielski do të përmbyste rezultatin. /Sport Ekspres/