Ky Kampionat Europian nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Kombëtaren e Danimarkës. Një prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm, Kristian Eriksen i tronditi të gjithë me arrestin kardiak të pësuar gjatë ndeshjes hapëse kundër Finlandës. Por nëse për shumë mund të mendohej se një ngjarje e tillë do të sillte edhe fundin e danezëve në këtë Euro 2020 për shkak të rëndesës së madhe psikologjike, e kundërta ndodhi.
Danimarka e ktheu tronditjen në forcë dhe në mënyrë spektakolare kaloi grupin, ndërsa në përballjen e sotme në 1/8-at ka treguar forcën e saj. Për ty Eriksen! E gjithë paraqitja fantastike i dedikohet mesfushorit të Interit, për të cilin kanë marrë një tjetër fitore të thellë 4-0 kundër Uellsit.
Një dygolësh i Dolberg dhe më pas Maehle në minutën e 88 dhe Braithëaite në sekondat e fundit të lojës vulosën biletën për në çerekfinale. Danezët po bindin gjithnjë e më shumë në këtë turne, ku ndeshjen e radhës do të përballen me fituesin e çiftit Holandë-Çeki./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/EuroAdnan/status/1408846103047557121