Italia është kthyer në Romë së bashku me trofeun e Euro 2020, duke bërë shëttjen e famshme përpara tifozëve axurr. Giorgio Chiellini ka mbajtur një fjalim si kapiten i kësaj Kombëtareje, duke prekur të gjithë me fjalët e tij. Mbrojtësi i Juventusit ia ka dedikuar trofeun Davide Astorit, ish-futbollistit të Italisë që u nda nga jeta përpara kohe. Këto fjalë të Chiellini-t kanë bërë edhe trajnerin Mancini të lotojë.
“Ne ia kushtojmë trofeun Davide Astorit, do të doja që ai të ishte këtu me ne. Ai është gjithmonë i pranishëm në mendjet dhe zemrat e atyre që e njohën. Do të jetë gjithmonë një prej nesh. Ky është një grup që kurrë nuk ka humbur zemër as në momentet më të vështira, gjithmonë duke e vendosur interesin e ekipit përpara atij individual”, ka thënë Xhorxho Kielini./Sport Ekspres/