Rasti i lojtarëve që gabuan te Anglia dhe shqiptarët e Zvicrës, arsyeja kryesore se përse “guri peshon në vendin e tij”

“Guri i rëndë peshon në vend të vet”! Kjo është shprehja më e mirë për të përcaktuar atë që ndodhi pas ndeshjes mes Anglisë dhe Italisë. Sapo tre futbollistët anglez dështuan nga pika e bardhë, një lum mesazhesh ka pushtuar profilet e tyre në rrjetet sociale. Papritur nisi të kujtohej edhe origjina e Saka, për të përfunduar në shprehjen e Benzemas: “Kur shënoj jam francez, kur gaboj jam algjerian”.

Po e njëjta sjellje përsëritet edhe në mediat e Zvicrës me lojtarët shqiptarë. Origjina e këtyre futbollistëve kujtohet vetëm në momentet e dështimit ose kur zgjedhin që t’i japin më shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe luksit sesa përqendrimit në fushën e lojës. Por në momentin që ka shkëlqim si në rastin e Granit Xhakës me Francës, produkti është 100% bio, pra zviceran.

Këto momente duhet të vijnë si një shembull ideal edhe për lojtarët e rinj që duhet të zgjedhin gjithmonë vendin e origjinës së tyre përpara zgjedhjes tjetër që mund t’i ofrojë më shumë mundësi, por është thikë me dy presa. Gjithmonë “i huaj”, duke pritur vetëm momentin e parë për të shpërthyer dhe për të kujtuar se prej nga vjen. Në shumë raste reagime të tilla janë të pa menaxhueshme me lojtarë që rrezikojnë seriozisht edhe karrierën e tyre nëse nuk janë të fort në aspektin psikologjik. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online