VIDEO/ Për të qarë apo për të qeshur? Mallkimi i mbrojtësit tonë! Shoku i ekipit e nxjerr nga fusha pas 15 minutash, Kumbulla i kërkon shpjegime

Për të qarë apo për të qeshur? Fati i keq e ndoqi Kumbullën edhe në atë që cilësohej ndeshja e fundit me fanellën e Romës. Përveç treshes Mancini-Smalling-Ibanez, Kumbullën e parakaloi edhe Llorente. Pas mungesës së Llorentes dhe Smalling, mbrojtësi i Shqipërisë e nisi si titullar kundër Milanit. Kjo ishte mundësia e fundit që Marashi të tregonte vlerat përpara merkatos së verës. Por ndeshja u mbyll në mënyrën më të keqe, pas 15 minutash.

Si për ironi të fatit ishte Mancini që e shtyu Giroud duke e hedhur tutje drejt Kumbullës, që nga ana tjetër u dëmtua pas kësaj përplasje dhe nuk mundi të vazhdonte më lojën. I zhgënjyer dhe tërësisht i mërzitur, mbrojtësi i Shqipërisë i kërkoi shpjegime shokut të ekipit për lëvizjen që bëri dhe që i shkaktoi dëmtimin. Por nga ana tjetër Mancini i tregoi se nuk bëri asgjë për ta dëmtuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *