VIDEO/ Për ta ndihmuar apo shkatërruar? Reina i bën dëm Strakoshës, harrohet portieri shqiptar te Lacio

“Kam ardhur për të ndihmuar Strakoshën ashtu siç bëra me Donarumën”. Në këtë mënyrë do të shprehej Pepe Reina kur nënshkroi me Lacion. Megjithatë në këto javë të para të kampionatit italian, më shumë sesa ndihmesë një lëvizje e tillë ka rezultuar si shkatërrim për Thomas Strakoshën.

Një portier i rritur me Inzagin që në kohën kur ishin pjesë e të rinjëve të Lacios. Kjo lidhje e hershme bëri që Strakosha të fitonte vendin e titullarit me Marketin asokohe për të qenë numri një i kryeqytetasve në një moment që askush nuk e priste. E teksa po luftonte me Lacion prej disa kohësh për të arritur në “Champions League”, një kompeticion që mungonte prej vitesh, në momentin që objektivi u përmbush shfaqet Reina. Ky i fundit merr gjithë vëmendjen në këtë skenë në një moment që Strakosha duhej të ishte protagonist për të marrë eksperiencën e munguar dhe të nevojshme.

Po sikur të mos mjaftonte me kaq, Reina vazhdon që të jetë titullar edhe në ndeshjet e Serisë A atje ku ndaj Beneventos ka kryer edhe disa pritje të bukura. Ndërkohë vetë përgjigja e trajnerit Inzagi nuk ka shumë sinqeritet për këtë rast pasi është shprehur se Strakosha nuk është gati, megjithëse prej ndeshjesh me radhë po pret thirrjen e trajnerit në stol. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online