VIDEO/ Për herë të fundit ndodhte në 1998, “fatkeqi” Maupay kundër Liverpulit

Një nisje ëndrrash ishte për Brighton kundër Liverpulit në kampionat, teksa arbitri drejtoi gishtin te pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19. Maupay mori përsipër që të ekzekutonte 11-metërshin dhe kishte mundësinë e artë për të dërguar në avantazh Brighton. Portierin Alison ka arritur që ta gënjejë duke e dërguar topin në krahun tjetër, por sfera shkoi ngjitur me shtyllën dhe nuk përfundoi në rrjetë. Vetëm pak minuta më vonë Maupay do të pësote një dëmtim dhe u largua nga fusha e lojës.

Mes dëshpërimit të madh futbollisti i Brighton nuk po i besonte asaj që po i ndodhte kundër Liverpulit. “Opta Joe” tregon se një situatë e ngjashme ka ndodhur në prillin e 1998 te Dennis Bergkamp gjatë ndeshjes Arsenal-Derby Country. Pra nisja si titullar, humbja e penalltisë dhe largimi menjëherë në pjesën e parë. Një dush i ftohtë mund të sjellë disi në vete Maupay… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *