VIDEO/ Për ty Shqipëri! Shpërthejnë shqiponjat në Turqi, Jetmir Topalli është “heroi” i një drame

Nga Klaudio Ndreca

Shqiponjat po fluturojnë në Turqi dhe këtë sezon si kurrë më parë është shtuar së tepërmi numri i futbollistëve shqiptarë. Pasi kemi raportuar rastin e Berat Kalkan, djaloshit 17-vjeçar nga Tetova që nisi fluturimin te Kasimpasa, ditën e sotme ishte momenti i Jetmir Topallit.

Ish-futbollisti i Ballkanit u aktivizua në minutën e 89 të takimit te Matalyaspori, me këta të fundit që po humbisnin në shifrat 2-1 kundër Gaziantep. Vetëm pak minuta në fushën e lojës dhe në minutën e 95 arriti që të dërgojë topin në rrjetë për t’i dërguar shifrat në 2-2.

Menjëherë nisi edhe festa e madhe duke treguar shqiponjën, lidhur kjo me datën e veçantë që përkon sot për Shqipërinë. VAR-i mund t’i çonte gjithçka dëm Topallit, por fatmirësisht edhe pas rishikimit të rastit për faull u vendos që të lejohej goli i futbollistit shqiptar që është i pari në elitën e futbollit turk. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online