VIDEO/ Peposhi nuk i beson syve! Zarubica i heq fitoren Kukësit mes dramës, Egnatia-Skënderbeu mbyllet në 18 minuta

Mes dramës së madhe është mbyllur edhe krye ndeshja e sotme në Abissnet Superiore mes Laçit dhe Kukësit. Verilindorët ishin në avantazhin e dy golave, por kurbinasit arritën që t’i merrnin një pikë në minutat e fundit falë heroi të tyre Zarubica.

Nga ana tjetër kroati Basha është ylli i ri i verilindorëve teksa ka dhënë një asist dhe ka shënuar një gol. Goli i parë do të shënohej nga Milunovic, ndërsa Basha e bëri që të dukej me e sigurt fitorja. Për të hapur disi takimin mendoi Zarubica në të 68 dhe në minutën e fundit arriti që të dërgonte sërish topin në rrjetë pas gabimit të Peposhit në zonë.

Nga ana tjetër është mbyllur në barazimin 1-1 mes Egnatias dhe Skënderbeut. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kabral, por barazimi do të vinte në minutën e 18 nga Berisha. Kjo ishte historia e këtij takimi që do të qëndronte i tillë deri në fund. /Sport Ekspres/

Egnatia-Skënderbeu 1-1 Kabral 16’/ Berisha 18′

Egnatia: B.Puja, Ymeralilaj, Kacbufi, Allmuça, Krivanjeva, Timis Bardis, Agbekpornu, , Telushi, Demir, Kabral, Shtubina

Skënderbeu: B. Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Vangjeli, Zhan Viktor, Mara, Mensah, Elvi Berisha

Laçi-Kukësi 2-2 Zarubica 68′, 90’/ Milunovic 30′, Basha 60′

Laçi: Sherri, Ignjatoviç, Malota,  Roganoviç, Velija, Shehu, Lushkja, Deliu, Ademi, Mazrekj, Zarubica

Kukësi: Tafas, Lulaj, Ndreca, Hila, Peposhi, De Lukas, Peposhi, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Milunoviç, Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *