Real Madrid e ka kthyer në një dramë të vërtetë ndeshjen kundër Rayo Vallecano. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 2-1, teksa madrilenët ia kanë dalë në minutën e 10 të shtesës. Goli i parë i takimit u realizua nga Vinicius Junior në minutën e 15 të shtesës. Ndërkohë me nisjen e pjesës së dytë, Frutos arriti të realizonte për Vallecano, duke kthyer baraspeshën.
Reali po vuante, ndërsa miqtë e bën pak më të lehtë situatën në të 80 pasi Ciss u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkohë në fund të takimit, Real Madrid shënoi me anë të Mbappe, në minutën e 10 të shtesës, nga pika e bardhë e penalltisë. Falë kësaj fitore, Real Madrid mban vendin e dytë me një pikë më pak se Barcelona. /Sport Ekspres/