Derbi i Argjentinës mes River Plate-t dhe Boca Juniors-it asnjëherë nuk zgjënjen sa i përket atmosferës dhe grintës që lojtarët shfaqin në fushën e lojës. River Plate ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 kundër rivalëve të përjetshëm, në një stadium të stërmbushur që gumëzhinte i gjithi nga britmat e tifozëve.
Goli i vetëm i takimit u shënua në munutën e 93-të nga Borja, i cili ekzekutoi me sukses një penallti. Por ajo çfarë ndodhi më pas tërhoqi gjithë vëmendjen në këtë sfidë. Goli u pasua me një sherr masiv mes lojtarëve të të dyja skuadrave, duke vazhduar për disa minuta me radhë. Në fund arbitri nuk është kursyer aspak, duke ndëshkuar 6 futbollistë me karton të kuq, nga tre për secilin ekip./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Here’s the seven minutes of carnage in the Superclásico from River Plate’s Miguel Borja scoring the winning penalty against Boca Juniors to the full on melee afterwards. ?? pic.twitter.com/kNebp7tSXA
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) May 7, 2023