VIDEO/ Penalltia e Balajt nuk mjafton, trajneri i ri debuton me barazim në stolin e Vllaznisë

Vllaznia nuk ka mundur të marrë dot tre pikët mbrëmjen e sotme. Qatip Osmani ka debutuar me një barazim 1-1 në stolin e kuqebluve. Esat Mala fitoi një 11 metërsh në minutën e 27 dhe pranë pikës së bardhë të penalltisë shkoi kapiteni Balaj. Sulmuesi shkondran nuk gabon përballë portierit të Erzenit duke e dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Vllaznisë.

Erzeni nuk u pajtua me humbjen dhe në minutën e 68 arrin të barazojë shifrat në 1-1. Zeka tronditi shtyllën nga distanca, por topi i kthyer pas u përplas në trupin e portierit Qarri dhe u ndal më pas në rrjetë. Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, tabela në stadiumin “Loro Boriçi” shënon 1-1, me Erzenin dhe Vllazninë që largohen me nga një pikë nga fusha e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *