VIDEO/ Penallti apo simulim? Juventusi vuan me arbitrat në “Champions”, ndihet i vjedhur ndaj Lionit

Juventusi ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Lionit në transfertë, por në përfundimin e ndeshjes, përveç autokritikës që italianët duhet të kenë, ka edhe përgjegjësi për arbitrin e ndeshjes. Mediat italiane shkruajnë se bardhezinjtë iu mohuan dy penallti në këtë përballje, në minutat e fundit të takimit.

Fillimisht në minutën e 84, Ronaldo kërkon që të godasë me kokë dhe ishte në kordinim, por ka një kontakt me Denayer. Portugezi kërkon penallti, por gjyqtari nuk ka të njëjtin mendim dhe VAR-i e konfirmon. Loja ka vazhduar, megjithatë me dyshime që i shton edhe Capello duke u shprehur se në këtë moment i është mohuar një penallti Juventusit.

Për të vazhduar tre minuta më vonë, në të 87. Dibala kërkon të kontrollojë topin dhe të matet për ta goditur atë, por nuk mund të kthehet me shpinë, pasi do të rrëzohej në tokë. Gjyqtari e vlerëson më tepër si një aktrim të argjentinasit, ndërsa konfirmimi i vjen edhe nga VAR. Në të dyja rastet Juventusi ka pretendime për 11-metërsh, por “Champions League” nuk është si në Seria A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online