Flamurtari ka arritur të fitojë 0-1 në transfertën e vështirë përballë Orikut. Kjo ndeshje u zgjidh vetëm në minutën e 75. Autori i golit ishte Pedro Augusto që dhuroi spektakël duke gjetur rrjetën me rroveshatë.
Kjo ndeshje nuk rezultoi aspak e lehtë për vlonjatët që duhej të djersisnin shumë për të dalë me tre pikë. Pas kësaj fitore Flamurtari mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë me tre pikë më pak se Skënderbeu kryesues. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/