Tirana ka zhvilluar sot takimin e dytë miqësor kundër Shkupit. Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 2-0. Fillimisht Vesel Limaj dhe më pas Taulant Seferi mbajnë autorësinë e golave të shënuar në pjesën e dytë të lojës. Tirana ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Facebook” momentet më të rëndësishme nga miqësorja, ku shihet qartë dominimi i bardhebluve.
Kampionët e Shqipërisë kanë shpërdoruar pafund raste në portën e Shkupit, ku nuk kanë munguar as kërcënimet nga goditjet e dënimit. Takimi u zhbllokua nga një gol i Vesel Limajt, i cili merr një pasim mjaft të bukur me finte nga Seferi. Mesfushori nuk gjen dot golin me goditjen e parë, por e bën këtë me tentativën e dytë. Ndërkohë goli i dytë do të vinte nga e djathta e Taulant Seferit, i cili krijon hapësirat për të gjetur cepin e portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/