VIDEO/ Pas trullosjes së Bares vjen magjia e Manajt, UEFA e shpall fituesi i…”aftësia më e mirë”

Pasi UEFA ka shpërndarë momentin kur Bare “trullosi” Grizman dhe futi topin mes këmbëve të Lemar në pak sekonda, këtë herë ishte momenti që t’i bëhej jehonë një tjetër futbollisti të Shqipërisë. Madje këtë herë duke i dhënë edhe vendin e parë si “aftësia më e mirë e ditës”.

Bëhej fjalë për pasimin magjik të Rei Manajt në golin e dytë të Shqipërisë ndaj Islandës. Pikërisht në realizimin e Elseid Hysajt, që do të ishte edhe i pari me fanellën e Kombëtares. Megjithëse ishte me shpinë dhe nuk kishte shumë pamje të qartë, Manaj la në perfeksion një top me finte për mbrojtësin shkodran, që nuk gaboj para portierit të Islandës. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/UEFAEURO/videos/472790593305056/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *