VIDEO/ Pas Cristiano Ronaldo vjen edhe radha e Mesit! Shpërthen në lot kur përfundon në stol, Argjentina fiton finalen e Copa America

Argjentina arriti të fitojë finalen e Copa America ndaj Kolumbisë. Pjesa e parë u dominua nga Kolumbia, por lojtarët e kësaj Kombëtare nuk arritën të shënojnë gol dhe të paguajnë lojën e tyre të mirë në 45 minutat e para.  Në pjesën e dytë Argjentina u zgjua, luajti futboll shumë më të mirë, por nuk arritën të shënonin dhe ndeshja shkoi në kohë shtesë.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 112-të nga Lautaro Martinez pas një aksioni shumë të bukur, por edhe shumë të shpejtë të Argjentinës. Gjithçka u duk se u ndal në minutën e 66-të kur Leo Messi u dëmtua, dhe sigurisht që futi frikën te Argjentina.

Pas një sprinti, Messi mbeti i shtrirë, por nuk mundi të vazhdonte garën dhe duhej të largohej nga fusha. Pasi mbërriti në stol, argjentinasi, ashtu si edhe Ronaldo në Europian, ka shpërthyer në lot. /Sport Ekspres/