Partnerja e Enriko Papës ka përjetuar një situatë aspak të këndshme paraditen e sotme. Bashkëshortes së mesfushorit shqiptar i është vj.edhur portofoli teksa ka qenë duke ecur në një rrugë në zonën e Yzberishtit. Kamerat e sigurisë të gjendura pranë kanë zbuluar edhe pamjet e ngjarjes, kur një burrë i veshur me të kuqe sheh portofolin që ka rënë përtoke dhe shkon menjëherë ta marrë.
Papa ka bërë menjëherë kallëzimin në zyrat e policisë, të cilat kanë arritur të identifikojnë personin në fjalë. Futbollisti i Botoshanit bën kërkesë që të dorëzohet objekti i vje.dhur pranë rajonit të policisë në mënyrë që të kthehet përsëri te partnerja e tij./Sport Ekspres/