VIDEO/ Partizanit i dhemb shumë ajo penallti e humbur, Egnatia i rrëmben barazimin në fund

Ka përfunduar me rezultatin 1-1 përballja e sotme mes Partizanit dhe Egnatias. Të kuqtë patën mundësinë e artë për të dalë me tre pikët nga stadiumi, por Sherri i mohoi këtë kënaqësi me pritjen e bërë në minutën e 23-të. Pas një kontakti në zonën e Egnatias, arbitri shkon të shohë pamjet në monitorin e VAR-it, nga ku del në përfundimin se kemi të bëjmë me një 11 metërsh.

Nga pika e bardhë qendron Cara, i cili e dërgon topin në krahun e djathtë të Sherrit, por portieri i rrogozhinasve kupton gjithçka dhe arrin të presë penalltinë. Ndeshja ka qenë në baraspeshë deri në minutën e 80, atëherë kur Ëngjëll Hoti e ndali topin në rrjetë. Por festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 88 Nduamena ndëshkon të kuqtë, duke i rrëmbyer një barazim në fund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *