LIVE, Partizani-Laçi 1-1 Cara 80’/Shehu 34′ (p.)
Ndeshja e sotme mes Partizanit dhe Laçit është mbyllur në baraspeshë 1-1. Të kuqtë vazhdojnë kështu serinë e barazimeve, teksa me rezultatin e sotëm numërojnë 6 të tillë. Kjo përballje është vendosur nga sistemi VAR, i cili në minutën e 34-t thërret gjyqtarin kryesor për të parë pamjet në monitor. Arbitri i takimit akordon më pas një 11 metërsh të shkaktuar në zonë nga Musta e të përkthyer më pas në gol nga Shehu.
Kryeqytetasit kërkojnë për një penallti pak minuta më vonë, por gjqytari nuk është në të njëjtin mendim. Laçi e mbyll pjesën e parë në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë tundin rrjetën përsëri, por këtë herë anësori mban flamurin ngritur në dorën e tij. Kur mbeteshin edhe 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Cara devijon një goditje të Stenio Xhuniorit për të kthyer kështu baraspeshën. Festa e Partizanit ka marrë edhe miratimin e VAR-it, që e cilëson golin të rregullt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, A. Marku, Rrapaj, H. Marku, Cara, Xhunior, Mala
Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Ignjatoviç, Ziko, Shehu, Lushkja, Deliu, Velija, Guindo, Mazrekaj