Partizani është kthyer sërish te fitorja pas 5 ndeshjeve mungese. Të kuqtë arritën që të mundnin Bylisin me shifrat 0-1. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola dhe pa raste të krijuara. Matondo tentoi një super gol nga distanca, por Teqja bëri pritje fantastike kur pritej mbyllja e 45 minutave.
Në të dytën ishte Mensah që arriti të mposhte Teqjan në minutën e 77. Kur pritej mbyllja e takimit ka pasur edhe një moment ndërprerje për disa minuta. Kjo pasi tifozët e Bylisit kanë hedhur shishe në fushën e lojës dhe nuk janë bindur derisa u shfaq policia dhe forcat e shtuar të stjuardëve. Pas kësaj fitore Partizani barazon Vllazninë me pikë në vendin e dytë dhe i shkon vetëm tre pikë pranë Tiranës kryesuese. /Sport Ekspres/