Partizani ka mposhtur pastër me shifrat 3-1 Kukësin. Verilindorët kaluan të parët në avantazh, duke e gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës. Gjelbrim Taipi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10 të takimit, atëherë kur ekzekutoi me saktësi një 11 metërsh. Por Partizani kundërpërgjigjet 15 miunuta më vonë me anë të Viktor Da Silvës. Vetëm tre minuta më vonë Atanakskovski përmbys shifrat në 2-1. Për të vulosur fatin përfundimtar të takimit mendon sërish Da Silva në minutën e 59 të ndeshjes.
Braziliani shkon në kuotën e 10 golave, teksa Partizani gjen kështu golashënuesin e tij të ri, që po zëvendëson me sukses Skukën në sulm. Kryeqytetasit marrin tre pikë mjaft të vlefshme në shtëpi, pasi tashmë diferenca me Tiranën shkon në vetëm 2 pikë. Ndeshja e radhës për të kuqtë është pikërisht ajo kundër Tiranës, çka e bën edhe më emocionues këtë derbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/