Partizani-Skënderbeu 2-1 Rrapaj 14′, Cara 30’/ Mensah 19′
Partizani i këtij sezoni është për zemra të forta! Të kuqtë arritën që të fitonin një ndeshje dramatike ndaj Skënderbeut duke shkuar në kuotën e 15 pikëve. Goli i parë do të vinte nga Rapaj në minutën e 14.
Mesfushori realizoi një silurë nga distanca duke shtangur portierin e korçarëve. Padyshim që goli në fjalë ishte më i bukuri në karrierën e Rapajt. Por festa zgjati fare pak, pasi vetëm 5 minuta më vonë ishte Mensah që barazoi rezultatin.
Skënderbeu protestoi jo pak për një gol të anuluar në minutën e 63, atje ku arbitri dhe VAR vendosën se topi ishte prekur me dorë para se të shkonte në rrjetë. Megjithatë korçarët kishin mundësinë e artë të barazimit në minutën e 83 me anë të penalltisë, por Meksi u neutralizua nga Teqja. /Sport Ekspres/
Partizani: Teqja, Belica, Sembene, H. Marku, Gligorov, Musta, Kacce, Rrapaj, Mala, Cara, Stenio Zhunior
Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Dumfur, Meksi, Sadriu, Zhan Viktor, Moraesh, Mara, Berisha, Mensah.